Gjermania tashmë po porosit vaksinat anti-COVID për vitin 2022

Evropë

Gjermania tashmë po porosit vaksinat anti-COVID për vitin 2022

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Gjermania është duke i porositur vaksinat për vitin 2022 në rast se duhen doza të rregullta ose përforcuese për të mbajtur popullsinë imune ndaj varianteve të COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, mes zhgënjimit në rritje në Evropë me ritmin e ngadaltë të vaksinimit, shkruan Reuters.

Spahn gjithashtu ka treguar se nga 83 milionë banorë sa ka në Gjermani, 2.3 milionë prej tyre tashmë kanë marrë një dozë.

Gjermania – vend ky me ekonominë më të fuqishme në Evropë – është dëmtuar nga përhapja e valës së dytë të COVID-19 gjatë muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat