Mijëra protestues në rrugët e Vjenës, kundërshtojnë masat anti-Covid

Evropë

Mijëra protestues në rrugët e Vjenës, kundërshtojnë masat anti-Covid

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:46
Protesta në Vjenë

Mijëra protestues u përplasën sot me policinë në Vjenë. Protesta e cila është e ndaluar sipas rregullave u organizua nga ekstremistët e djathtë kundër pandemisë .

Shumica e demonstruesve ishin pa maskë në rrugë, ndërsa pati edhe shoqërime.

Që nga 26 dhjetori, Austria është në bllokimin e tretë kombëtar. Dyqanet dhe shumë biznese janë të mbylluradhe për këtë arsye stafi i tyre nuk është në gjendje të punojë.

Partia e Lirisë opozitare ka denoncuar masat e ndryshme kufizuese si “paranojë të koronavirusit ” dhe udhëheqësit e saj kanë dërguar mesazhe kontradiktore për çështje të tilla si vaksinimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat