Protestat kundër burgosjes së Navalnyt, mbi 5 mijë të arrestuar

Evropë

Protestat kundër burgosjes së Navalnyt, mbi 5 mijë të arrestuar

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 00:41
Protestat në Rusi

Numri i personave të arrestuar në protestat kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, e ka kaluar shifrën pesë mijë.

Kujtojmë se ky është vikendi i dytë me protesta mbarëkombëtare që po cilësohen si fushatë opozitare për të liruar kundërshtarin më të shquar të presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan Reuters.

Një grup i protestuesve ka marshuar drejt burgut në veri të Moskës, ku po mbahet Navalny, duke brohoritur “Lëreni të shkojë”.

Opozitari Navalny është arrestuar më 17 janar të këtij viti, pasi është kthyer në Moskë nga Gjermania ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e një sulmi me agjent nervor gjatë verës së kaluar në Rusi.

Ai e ka akuzuar Putinin për urdhërimin e vrasjes së tij, ndërsa Kremlini po e mohon një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat