Zbulohet në Greqi, varianti i koronavirusit të Afrikës së Jugut

Evropë

Zbulohet në Greqi, varianti i koronavirusit të Afrikës së Jugut

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Autoritetet greke kanë konfirmua të dielën, rastin e parë të variantit të koronavirusit të  Afrikës së Jugut, duke bërë që zyrtarët e lartë shëndetësorë të fluturojnë në zonën ku u zbulua për t’u takuar.

Ministri që drejtoi reagimin e qeverisë ndaj pandemisë dhe kreu i trupës së shëndetit publik të vendit u takua me mjekë dhe peshkopin vendor në qytetin verior të Selanikut.

Varianti besohet të jetë më ngjitës sesa lloji origjinal dhe ai u zbulua në një 36-vjeçar në periferi të qytetit. 

"Ne do të bëjmë analiza për të izoluar personat që kanë qenë në kontakt me pacientin," tha Panagiotis Arkoumaneas, kreu i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat