Gjysma e të gjitha rasteve të reja nga COVID-19 vijnë nga varianti britanik, pohon ministri holandez i shëndetësisë

Evropë

Gjysma e të gjitha rasteve të reja nga COVID-19 vijnë nga varianti britanik, pohon ministri holandez i shëndetësisë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Varianti i coronavirusit i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi gjysmën e të gjitha infeksioneve të reja të COVID-19 në Holandë deri më 26 janar.

Sipas The Guardian, lajmin e konfirmoi ministri holandez i shëndetësisë Hugo de Jonge.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të vendit deklaruan se varianti më i transmetueshëm ishte përgjegjës për rreth një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Holandë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në gati 1 milion, derisa që nga shpërthimi i pandemisë janë regjistruar 14 mijë viktima si pasojë e COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat