Ekspertët paralajmërojnë, varianti i ri i coronavirusit në Britani të Madhe pëson sërish mutacion

Evropë

Ekspertët paralajmërojnë, varianti i ri i coronavirusit në Britani të Madhe pëson sërish mutacion

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Varianti i ri i coronavirusit që fillimisht u shfaq në qytetin anglez Kent për t’u përhapur më pas në Britaninë e Madhe, duket se ka brengosur edhe më shumë shkencëtarët për faktin se ka pësuar ndryshime gjenetike të reja, shkruan BBC.

Testet e disa mostrave të marra tregojnë mutacione të reja të quajtur E484K, tashmë të para në variantet në Afrikën e Jugut dhe Brazili.

Edhe pse këto ndryshme mund të ndikojnë në efektivitetin e vaksinës, ato që aktualisht po përdoren sipas ekspertëve mund të funksionojnë edhe kundër varianteve të reja.

Britania e Madhe tashmë ka vënë masat e ashpra për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri.

Testimet urgjentë për variantin e ri të Afrikës së Jugut po fillojnë në disa pjesë të Anglisë, e masat kufizuese të udhëtimeve janë prezantuar që do t’i kërkohen të gjithëve që hyjnë në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat