Macron thotë se të gjithë francezëve do t’ju ofrohet vaksina deri në fund të verës

Evropë

Macron thotë se të gjithë francezëve do t’ju ofrohet vaksina deri në fund të verës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 01:05
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se të gjithë francezët që janë të gatshëm të vaksinohen do t’ju ofrohet vaksina deri në fund të verës.

Në një intervistë me televizionin TF1, Macron u shpreh se për shkak të evoluimit të virusit, kompanitë farmaceutike duhet të fillojnë të përgatiten tani për vaksinat që do të nevojiten këtë dimër dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas medieve të huaja, ai potencoi se në javët e ardhshme, nga fundi i muajit shkurt deri në fillim të marsit, prodhimi i vaksinave kundër COVID-19 në Francë do të fillojë dhe se do të ketë katër qendra të ndryshme të prodhimit.

Presidenti francez tha se vaksinat duhet të shpërndahen në vendet më të varfra në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe në Amerikën Latine.

“Ne duhet të mendojmë për vendet në zhvillim sepse nëse nuk i kryejmë vaksinimet atje, virusi do të qarkullojë dhe do të pësoj mutacion, dhe do të godasë padrejtësisht njerëzit më të varfër dhe më pas virusi do të kthehet në vendet tona”, u shpreh mes tjerash Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat