Macroni refuzoi tri asistentë t’ia mbajnë çadrën

Evropë

Macroni refuzoi tri asistentë t’ia mbajnë çadrën

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:33
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emannuel Macron ishte aq i vendosur për të mbajtur ombrellën në ngjarjen para Pallatit Elysee, sa që refuzoi tre ndihmës.

Ndërsa kryeministri sllovak, Igor Matoviq foli me gazetarët përpara se të takohej me presidentin francez, një ndihmës iu afrua Macronit dhe i dha një çadër të zezë. Udhëheqësi francez mori çadrën dhe e hapi mbi mysafirin sllovak.

Pas kësaj, Macronit iu afrua një ndihmës tjetër, por presidenti i bëri me gjest se nuk kishte nevojë për atë, raporton reuters.

Kur të dy zyrtarët mbaruan duke iu drejtuar gazetarëve dhe u kthyen përsëri në Pallatin Elysee, një ndihmës ushtarak iu afrua atyre, i cili ofroi të merrte ombrellën e Macronit. Presidenti e injoroi dhe vazhdoi të mbante çadrën për Matoviqin.

Presidenti më në fund u pendua kur u gjend në majë të shkallëve që çonin në pallat, kur iu desh të lëshonte të dy duart për të vendosur maskën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat