Studentët sërish protestojnë kundër një vendimi të Erdoganit, arrestohen dhjetëra prej tyre

Evropë

Studentët sërish protestojnë kundër një vendimi të Erdoganit, arrestohen dhjetëra prej tyre

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:34
Protesta në Turqi

Në Turqi po vijojnë protestat e studentëve kundër ndërhyrjes së politikës në arsim, siç thonë ata.

Qindra qytetarë të Stambollit dolën në mbështetje të studentëve të Universitetit “Bogazici”, të cilët protestojnë kundër një rektori të ri të emëruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Policia shpërndau turmat duke përdorur gaz lotsjellës dhe spërkatësit me piper ndërsa dhjetëra u arrestuan.

Studentët dhe mësuesit në Universitetin “Bogazici” të Stambollit kanë mbajtur protesta gjatë muajit të kaluar kundër emërimit të Melih Bulu, si rektor nga presidenti turk, për të cilin ata thanë se ishte jodemokratike.

Ndryshe, Erdogan po këmbëngul që ish-anëtari partisë së tij të jetë udhëheqës i Universitetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat