COVID 19 në Spanjë, shkon në 60 mijë numri i viktimave

Evropë

COVID 19 në Spanjë, shkon në 60 mijë numri i viktimave

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:43
Ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të lëshuara ditën e Mërkurë, Spanja ka regjistruar deri tani më shumë se 60,000 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Të dhënat e ditës së mërkurë tregojnë se vendi regjistroi edhe 1,991 vdekje të tjera, duke e çuar totalin në 60,370.

U raportuan gjithashtu 12,544 raste të reja ditore, duke e çuar totalin e te infektuarve në të paktën 2,883,465.

Ndërsa vendi vazhdon të luftojë pandeminë, Ministrja e Shëndetësisë së Spanjës Carolina Darias njoftoi se në shkurt vendi do të marrë pak më shumë se 1.8 milion doza të vaksinës nga kompania AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri tani, gati gjysmë milion njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat