Pse askush nuk interesohet vërtet për Putinin?

Evropë

Pse askush nuk interesohet vërtet për Putinin?

Nga: Frank Schmiechen/Sherif Ramabaja Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Putin

Është e çuditshme. Presidenti i SHBA Donald Trump ishte rregullisht i paraqitur në të gjitha faqet e para, lajmet dhe rrjetet gjatë mandatit të tij. Ju nuk mund të dëgjoni dhe merrni aq shumë informata mbi ish-kolegun i tij Vladimir Putin në Rusi. Çdo ditë numëroheshin gënjeshtrat e Trumpit. Putini mund të largohet pa zhurmë, me çdo armë grabitëse. 

Pas vrasjes në Tiergarten të Berlinit, e cila u krye padyshim me urhërin e qeverisë ruse, shumë zëra të shquar në Gjermani këshilluan kundër paragjykimit ndaj Putinit. Kurse ishte krejt ndryshe me Trumpin. Ai nuk kishte vrarë askënd, nuk kishte bërë luftëra, as kishte shtypur popullin e tij. Por verdikti ishte i qartë në një çast. Jodemokratik, i shëmtuar, mizogjinist (urrejtje ndaj femrës ).

Është një marrëdhënie e veçantë, që shumë gjermanë kanë me Putinin. Disi ju e shikoni këtë njeri, me admirim të qetë. Kush arrin të qëndrojë në pushtet për kaq shumë kohë si Putini, duhet të jetë disi një djalë i zgjuar. Apo?

Jo aq interesant sa Trump - por i rrezikshëm

Rasti i Alexei Navalny e bëri të qartë se as maturia dhe as instinkti politik nuk qëndrojnë prapa strategjisë së Putinit, për të ruajtur pushtetin e tij.

Putini i arrin qëllimet e tij me dhunë të dukshme. Nëse ndodheni në rrugë të gabuar, në momente të gabuara, do të arrestoheni dhe rrëmbeheni nga pushteti i Putinit. Kushdo që kundërshton publikisht, si Navalny, duhet të shqetësohet nëse do ta shohë sërish ditën tjetër.

Guximi i Navalny është i admirueshëm. Ai shpreh atë që shumë rusë mendojnë. Por për një kohë të gjatë ata nuk guxojnë të flisnin hapur.

Putini është një njeri i shkurtër, me frikë, i cili fshihet pas mureve të trasha nga populli e tij, thotë Navalny.

Sigurisht, kjo është si nata me ditën, larg çështjes interesante të një presidenti amerikan, që ulërin pa kontrolluar kundërshtarët e tij në Twitter dhe paraqet paturpësisht gjysmën e njohurisë, ose mungesës së njohurive të tij.

Një klik (tastature) e vogël e fuqishme dhe super e pasur ka ndarë Rusinë e madhe mes tyre. Nga ana tjetër, familjet normale e kanë të vështirë të bëjnë një jetë normale. Në një nivel demokratik dhe ekonomik që është i përshtatshëm për Evropën në shekullin 21. A mund të jetë kjo një histori që mund të paraqitet me aq forcë sa çdo cicërimë (Twitter ) e çmendur nga Donald Trump ?

Uroj që rusët më në fund të interesohen më shumë për botën perëndimore, sepse çdo ditë jeta e tyre do të vështirësohet dhe rëndohet nga despoti dhe jodemokrati Putin. Dhe se ata e meritojnë dhe dëshirojnë të bëjnë një jetë krejtësisht normale pa Putinin. 

Frank Schmiechen

Frank Schmiechen ka qenë gazetar për më shumë se 30 vjet. Ndër të tjera, ai ishte zëvendës kryeredaktor i "Welt" dhe kryeredaktor i "Gründerszene". Sot ai këshillon politikën dhe biznesin për të gjitha çështjet e komunikimit. Schmiechen pëlqen muzikën pop dhe futbollin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat