Varhej: Serbia e Mali i Zi në mënyrë solide po lëvizin në rrugën e bashkëngjitjes në BE

Evropë

Varhej: Serbia e Mali i Zi në mënyrë solide po lëvizin në rrugën e bashkëngjitjes në BE

Nga: F. B. Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Varhej

Komisari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhej ka thënë se Serbia dhe Mali i Zi në mënyrë solide po lëvizin në rrugën e bashkëngjitjes në BE dhe përkujton se bashkëpunimi regjional dhe raportet e mira fqinjësore janë thelbësore për këtë proces, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Varhej këtë e tha në përgjigje të deputetit të së djathtës në Parlamentin Evropian për pasojat e mundshme në rrugën drejt BE-së të Malit të Zi, për shkak të dëbimit të ambasadorit serb Vladimir Bozhoviç dhe më herët për shkak problemit lidhur me ligjin e besimit, ku Varhej tha se bashkëpunimi në regjionin e Ballkanit është kyç para së gjithave në kohën e krizës së pandemisë.

Ruajtja e dialogut dhe klima e ndërsjellët e mirëbesimit , para së gjithave në këtë kontest janë të rëndësisë së veçantë mes vendeve në rrugën e bashkëngjitjes në BE, u shpreh Varhej.

Komisari evropian shton se rregullimi i kompetencave të bashkësive kombëtare fetare që duhet të kryhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në raport me standarde evropiane edhe ndërkombëtare për drejtat e njeriut posaçërisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Zgjerimi është proces i bazuar në merita. Ritmi i bisedimeve varet nga ajo sa shpejtë vendet realizojnë të arriturat e BE dhe përparimi në reforma , posaçërisht në sundimin e të drejtës”, përfundoi Varhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat