Fitoi 5.5 milion paund në lotari, 49-vjeçarja masakrohet me thikë nga i shoqi

Evropë

Fitoi 5.5 milion paund në lotari, 49-vjeçarja masakrohet me thikë nga i shoqi

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:40
Foto

Burri i fituesit të lotarisë prej 5.5 milion funtesh akuzohet për vrasjen e saj në tentativë pasi ajo ishte 'goditur me thikë në fytyrë' në shtëpinë e saj prej 700,000 £

Ema Brown është sulmuar me thikë në fytyrë nga bashkëshorti i saj, pasi fitoi 5.5 milionë paund në lotari.  Stephen Gibbs është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë të Emma Brown në pronën e tyre 700,000 paundëshe dhe do të paraqitet në gjykatë muajin e ardhshëm.

Ema u gjet me plagë në fytyrë, krahë dhe stomak të shtunën e kaluar. Miqtë dhe fqinjët e saj e kanë përshkruar 49-vjeçaren si një grua miqësore dhe që nuk kishte konflikte me askënd. Miqtë dhe fqinjët thanë se e kanë parë bashkëshortin duke e transportuar në një barelë në një ambulancë pas incidentit javën e kaluar.

Çifti, i cili thuhet se ka qenë së bashku që nga viti 2009, bleu shtëpinë pasi Emma fitoi çmimin tre vjet më parë, duke dhënë me qira pronën e tyre prej 200,000 £ të cilën ata jetonin më parë.

Gjithashtu, banorët pohuan se Emma, kishte punuar më parë si zëvendës menaxhere por e kishte lënë punën pasi kishte fituar lotarinë. Gibbs u dërgua në paraburgim të mërkurën dhe pritet të dalë para gjykatës muajin që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat