Pasagjeri "krijon lëmshin", treni ndalon për shkak të tij

Evropë

Pasagjeri "krijon lëmshin", treni ndalon për shkak të tij

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar në Itali është denoncuar për ndërprerje të shërbimit publik pasi, i dehur, në trenin rajonal Torino – Bardonecchia, ka refuzuar të vendosë maskën edhe pse iu kërkua disa herë nga kapiteni i trenit.

Ky veprim ka detyruar personelin e trenit të ndalojë trenin në stacionin hekurudhor të Avigliana, komunë e qytetit metropolitan të Torino-s në Piemonte.

Të njoftuar nga shefi i trenit, në vend kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë se Rivioli-t.

Me ardhjen e tyre, pasagjeri ka vënë masken e më pas u është besuar punonjësve të shëndetësisë, 118-ës.

Karabinierët e kanë denoncuar burrin, me origjinë marokene, për ndërprerje të shërbimit publik e që ka shkaktuar një vonesë prej 45 minutash.

37-vjeçari është gjobitur që nuk ka respektuar detyrimin për të vendosur maskën, e imponuar nga normativat kundër Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat