Conte pas largimit: Nuk ndjej keqardhje

Evropë

Conte pas largimit: Nuk ndjej keqardhje

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Giuseppe Conte

Ish-kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nuk ndjen keqardhje pse ai nuk e gëzon më postin e kreut të qeverisë.

I pyetur nga disa gazetarë në Romë, Conte tha se më me rëndësi është e mira e Italisë.

“Nuk ndjej keqardhje, ne gjithmonë duhet të shohim më të mirën e Italisë. Unë nuk pendohem për punën e bërë.

Shpresoj që të krijohen kushtet që vendi të bëhet i sigurt sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk shikojmë fatet personale, port ë mirën e vendit”, deklaroi Conte, duke ju referuar krizës qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat