Qeveria greke mbyll bizneset, por qytetarët mbushin plazhet

Evropë

Qeveria greke mbyll bizneset, por qytetarët mbushin plazhet

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Plazhi

Rritja e rasteve te reja me koronavirus solli edhe ashpërsimin e masave në Greqinë fqinje që do të aplikohen për dy javët në vijim. Sipas Komitetit të Ekspertëve vendas, Selaniku, Athina dhe Halkidhikia janë cilësuar si zonat me rrezikshmërinë më të madhe të përhapjes së virusit. Më të theksuara janë kufizimet gjatë fundjavave ku ndalohen edhe shërbimet delivery, ndërsa kafenetë dhe baret do të jenë të mbyllura që prej orës 6 pasdite.

Po ashtu zhvillimi i mësimit gjatë javës do të jetë vetëm online dhe respektim rigoroz i masave në shërbimet thelbësore si ushqimore, furrat e bukës apo ambientet e kujdesit personal. Kufizim ka edhe për vendet e kultit.

Lëvizja në fundjavë do të bëhet vetëm më leje dhe për arsye të specifikuara. E megjithatë kjo nuk i ka ndaluar qytetarët që në fundjavë të dynden drejt bregdetit, siç raportojnë mediat vendase.

Greqia njoftoi 1172 raste në 24 orët e fundit, 100 më shume se një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat