Gjermanët kundër lehtësimit të masave antiCOVID-19

Evropë

Gjermanët kundër lehtësimit të masave antiCOVID-19

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Gjysma e gjermanëve janë kundër një lehtësimi të rregullave të bllokimit antiCOVID-19, sipas një sondazhi të YouGov.

Liderët shtetërorë dhe federalë të Gjermanisë do të vendosin në ditët në vijim nëse do të zgjasin bllokimin mbarëkombëtar të vendit pas 14 shkurtit.

Përpara vendimit, të anketuarit u pyetën nëse mendonin se masat duheshin hequr plotësisht, të lehtësoheshin, të mbeteshin të njëjtat apo të forcoheshin.

Sondazhi tregoi se 50 % ishin kundër masave lehtësuese, 37 % ishin në favor të zgjatjes së kufizimeve aktuale pas 14 shkurt dhe 13 % janë në favor të shtrëngimit të mëtejshëm të rregullave, raporton ATSh.

Ndërkohë, 30 % ishin në favor të zbutjes së rregullave dhe 13 % për një kthim të plotë në normalitet.

Rezultatet tregojnë nivele të dobëta të pranimit për masat, duke e krahasuar me fillimin e janarit, para shtrirjes së fundit të bllokimit, kur 65 % mbështetën mbajtjen ose shtrëngimin e rregullave.

YouGov anketoi 2,077 persona midis 3 dhe 5 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat