Kroaci, 25 të vdekur dhe 276 raste të reja me COVID-19

Evropë

Kroaci, 25 të vdekur dhe 276 raste të reja me COVID-19

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:38
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 25 persona ndërsa janë shënuar 276 raste të reja.

Numri i rasteve aktive në vend arrin në 2.748.

Midis tyre, 1.142 pacientë janë në spitale, nga të cilët 107 në respiratorë.

Deri më tani, janë raportuar 235.402 raste të infeksionit me koronavirus, nga të cilët 5.169 kanë vdekur.

Gjithsej 227.485 persona janë shëruar, nga të cilët 407 në 24 orët e fundit.

Aktualisht në vetë-izolim janë 13.535 persona.

Deri më tani janë kryer 1.228.609 teste të COVID-19 nga të cilat 5.249 në 24 orët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat