Borrell: Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën

Evropë

Borrell: Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Rusia nuk dëshiron që të zhvillojë dialog me Evropën.

Sipas tij, zyrtarët rusë kanë refuzuar që t’u shmangen sanksioneve të mëtejshme ndaj Moskës për shkak të trajtimit jodinjitoz të opozitarit Alexei Navalny, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Pas një vizite në Moskë, Borrell ka bërë një reagim në Twitter ku ka theksuar se kjo është për të ardhur keq dhe se do të ketë pasoja.

Sipas tij, Evropa dhe Rusia janë “larguar” pas një vizite “të komplikuar” në Moskë në mes së cilës autoritetet ruse i dëbuan tre diplomatë të Bashkimit Evropian.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat