Spektakël në Zvicër, qielli mbi alpe bëhet portokalli

Evropë

Spektakël në Zvicër, qielli mbi alpe bëhet portokalli

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 07:48
Zvicër

Erërat e mbërritura nga Saharaja kanë bërë që qielli mbi malet e Zvicrës të marrë një ngjyrë portokalli, ashtu si edhe ne disa pjesë të tjera të Europës.

Ky fenomen ndodh çdo vit megjithatë këtë radhë ai ka qenë shumë më i dallueshëm e mendohet se arsyeja është pikërisht forca e erës si dhe volumi më i madh i grimcave që ajo ka sjellë me vete.

Sipas SRF Meteo, Shërbimi Kombëtar Zviceran i Metereologjisë, grimcat e rerës vijnë nga rajonet veriperëndimore të Afrikës, përfshirë Mauritaninë, Mali, dhe Algjerinë. Kushtet atmosferike atje kanë bërë që rëra të ngrihet deri në pesë kilometra lart në qiell përpara se të nisë rrugëtimin drejt Europës.

Rezultati ishte qielli i portokalltë mbi Zvicër, por edhe në rajonet jugore dhe lindore të Francës. Pritet që ky spektakël i vërtetë i natyrës të marrë fund me mbërritjen e një fronti të ftohtë që do të ulë sërish temperaturat, të cilat në disa pjesë të Zvicrës arritën të shtunën deri në 15 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat