Presidenti i KE-së, Michel: BE-ja nuk i frikësohet Moskës

Evropë

Presidenti i KE-së, Michel: BE-ja nuk i frikësohet Moskës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:19
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vendosë marrëdhëniet me Rusinë në axhendën e takimit të liderëve të Bashkimit Evropian, u njoftua sot në Bruksel.

Ai thekson se Bashkimi nuk do të frikësohet nga qëndrimi agresiv i Moskës.

Kabineti i Michelit deklaron se konsultimet e presidentit me udhëheqësit e BE-së mbi marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë janë duke u zhvilluar dhe se ministri i jashtëm i BE-së, Josep Borelj ka mbështetje të plotë, raporton swissinfo.

Një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian thekson se BE-ja mbetet e bashkuar në kërkesën për lirimin e kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny dhe se Charles Michel dënon dëbimin e tre diplomatëve të BE-së.

“BE nuk do të frikësohet,” tha nënkryetari i Këshillit Evropian. Kjo e fundit vlerëson se qëndrimi agresiv i Rusisë, i treguar gjatë vizitës së Borellit në Moskë, tregon se “Rusia nuk është e interesuar për dialog” edhe në ato zona ku bashkëpunimi mund të jetë me interes reciprok ose global. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat