E rëndë/ Dy fëmijët sulmohen nga qeni, filmohet momenti i tmerrshëm

Evropë

E rëndë/ Dy fëmijët sulmohen nga qeni, filmohet momenti i tmerrshëm

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Pamje nga videoja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja raportojnë se dy vajza, të moshës 2 dhe 3 vjeçe, u transportuan me urgjencë në spital pasi u kafshuan nga një qen në rrugë.

I gjithë momenti është filmuar dhe është vërtetë i tmerrshëm. Vogëlushet shfaqen së bashku me nënë e tyre duke kaluar në zonën e Saltley ku u sulmuan nga kafsha.

Si pasojë e sulmit 3-vjeçarja ka pësuar lëndime në dorë e këmbë, ndërsa motra e saj 2-vjeçare ka marrë shenja të shumta gërvishtje dhe një dëmtim në këmbë. Nëna e vajzave u përpoq të luftonte me qenin, por ai ishte me të vërtetë i “tërbuar”.

Fatmirësisht në ndihmë të tyre erdhi një shofer, i cili po kalonte në atë zonë në momentin që ndodhi aksidenti. Ishte pikërisht burri ai që dërgoi me shpejtësi vajzat në spital nga ku morën ndihmën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat