​1.212 raste të reja dhe 62 viktima nga COVID-19 në Bullgari

Evropë

​1.212 raste të reja dhe 62 viktima nga COVID-19 në Bullgari

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Në Bullgari, 1.212 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, dhe 62 njerëz kanë vdekur, është bërë e ditur në faqen zyrtare të internetit për monitorimin e epidemisë.

Që nga seksioni i fundit, 13.228 mostra janë testuar. Aktualisht ka 22.065 raste aktive në Bullgari, raporton agjencia e lajmeve BTA.

Janë 3.129 pacientë në spitale, nga të cilët 266 janë në kujdes intensiv.

Në 24 orët e fundit, 3.540 njerëz u vaksinuan kundër koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të imunizuarve tani është 62.428, nga të cilët 17.946 qytetarë morën të dyja dozat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat