Bizneset greke në krizë, shtrëngimi i mëtejshëm i masave nxjerr me humbje restorantet

Evropë

Bizneset greke në krizë, shtrëngimi i mëtejshëm i masave nxjerr me humbje restorantet

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Yiannis Kouzoupis nuk është mësuar të qëndrojë i vetëm në restorantin e tij të boshatisur. Biznesi i tij është i mbyllur që prej nëntorit. Bllokada e re në Athinë do të thotë se do të duhet kohë e gjatë para se ai të presë klientët. Ai thotë se situata është dramatike.

“Unë dhe kolegët e mi jemi të dëshpëruar. Ky është një ngërç. Jemi mbyllur prej disa muajsh, përfshirë periudhën e Krishtlindjes. Por sërish na duhet të paguajmë qiranë e lartë. Dita e nesërme duhet të na gjejë pa borxhet e pandemisë. Secili nga ne duhet të paguajë detyrimet që kishte deri në mars të vitit të kaluar. Për të tjerat nuk mbajmë asnjë përgjegjësi”, Yiannis Kouzoupis, pronar restoranti.

Biznesmeni 67-vjeçar iu përgjigj thirrjes së Federatës së Pronarëve të Restoranteve, duke i vendosur çelësat në një zarf dhe ia dorëzuar bordit të drejtorëve.

Në ditët e ardhshme, çelësat e mbledhur nga gjithë Greqia do t’i dërgohen zyrës së kryeministrit. Pronarët e restoranteve kërkojnë një zbritje të taksave dhe subvencione.

“Ne dorëzuam çelësat e restoranteve tona në shenjë proteste për izolimin e ri  sepse duam t’i dërgojmë një mesazh të fuqishëm qeverisë. Na duhet menjëherë mbështetje”, shton Yiannis Kouzoupis. 

“Kjo është një thirrje e sinqertë për ndihmë. Pronarët ndihen të pashpresë dhe kanë frikë. 50% e bizneseve tona në Greqi rrezikojnë të mbyllin dyert”, tha George Kavvathas, president i Federatës së Restoranteve.

Sipas federatës, rreth 500 çelësa u dorëzuan në sheshin Sintagma, përballë selisë së Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat