Bashkëshortja e Navalny largohet në Gjermani pas arrestimit për protestat

Evropë

Bashkëshortja e Navalny largohet në Gjermani pas arrestimit për protestat

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:17
Alexei Navalny

Bashkëshortja e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny është larguar nga Rusia drejt Gjermanisë. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, sipas të cilës Yulia Navalnaya ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Frankfurt.

Më herët gjatë muajit, Navalnaya u bashkua me mijëra protestues që manifestuan në mbarë Rusinë për lirimin e të shoqit.

Ajo gjithashtu u arrestua dhe u gjobit për pjesëmarrje në protesta të paligjshme. Vetë Navalny udhëtoi në Gjermani verën e kaluar pasi u helmua në Siberi me një agjent nervor të llojit ushtarak, ndërsa u kthye në Moskë më 17 janar, ku u arrestua menjëherë pasi kaloi kontrollet kufitare.

Çështja ka shkaktuar tension mes Rusisë dhe Perëndimit dhe ka rikthyer bisedimet për vendosjen e sanksioneve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat