Në moshën 105-vjeçare merr edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Evropë

Në moshën 105-vjeçare merr edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:19
Gerardo La Starza

"Duhet të bësh gjithçka për ta jetuar jetën në mënyrën më të mirë të mundshme". Besnik ndaj motos së tij, 105-vjeçari, Gerardo La Starza, i cili jeton prej kohësh në një shtëpi të moshuarish në Frosinone, kërkoi dhe mori vaksinën anti-Covid.

"Ai beson në mjekësi dhe për këtë arsye, me një qetësi të madhe, u përball me vaksinimin", shpjegon për "Tgcom24", Alfonso Rosanova, pronari i shtëpisë së të moshuarve.

Doza e parë iu dha në janar, e dyta disa ditë më parë. "Ai është ndoshta personi më i vjetër në Itali që ka marrë vaksinën. Me zgjedhjen e tij, ai bëri një mesazh të bukur pozitiviteti. Shumë kërkuan informacion falë shembullit të tij. Pas vaksinës na tha: ‘Edhe pas tani nuk do ta ulim vigjilencën'".

Gerardo pastaj, si një baba i mirë, tregon Rosanova, ftoi katër fëmijët e tij, të gjithë midis 75 dhe 80 vjeç, të ndjekin shembullin e tij. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat