Aeroporti francez Charles de Gaulle nuk do të zgjerohet

Evropë

Aeroporti francez Charles de Gaulle nuk do të zgjerohet

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Qeveria franceze ka braktisur planet për të ndërtuar një terminal të madh në Aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

Pandemia e koronavirusit dhe ndryshimi i prioriteteve për ambientin, kanë qenë arsyet e dhëna për këtë vendim.

Një terminal i katërt do të mundësonte qarkullim më të lehtë për 40 milionë pasagjerë shtesë brenda një viti.

Franca ka ndryshuar në mënyrë drastike prioritetet e veta për transport, meqë punimet e reja në aeroport tani duhet të përcillen me aeroplanë elektrikë apo të tillë me hidrogjen.

Ministrja për Ekologji, Barbara Pompili, i ka thënë të përditshmes Le Monde, se projekti tani është i “vjetëruar”.

“Neve do të na duhen gjithmonë aeroplanë, mirëpo ne duhet të ecim tutje me shfrytëzim më të arsyeshëm të trafikut ajror dhe të zvogëlojmë emetimet e gazrave serrë”, ka thënë ajo.

Julien Bayou, udhëheqës i Partisë së Gjelbër në Francë, ka thënë se kjo është “fitore e madhe për ambientalistët” kundër atij që e ka konsideruar “projekt idiot”.

Aeroporti, Charles de Gaulle, që është hapur më 1974, është aeroporti i dytë me më së shumti qarkullim pas atij Heathrow të Londrës.

Më 2019, në aeroportin francez kanë kaluar më shumë se 76 milionë pasagjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat