Greqia mbyllet sërish, qeveria merr masa të rrepta pas shtimit të rasteve me COVID

Evropë

Greqia mbyllet sërish, qeveria merr masa të rrepta pas shtimit të rasteve me COVID

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:08
Greqi

Për herë të tretë në një vit, qytetarët po hyjnë në një bllokim të tretë, ku shumë grupe shoqërore janë të pakënaqur për shkak të lodhjes së akumuluar, por edhe për shkak të pasojave ekonomike katastrofike me të cilat përballen.

Ditën e djeshme u raportua për 1496 raste të reja dhe 17 viktima ndërsa numri i pacientëve të shtuara në spitalet COVID po rritet.

Qeveria pretendon se qëllimi i masave të rrepta është që vendi të jetë një hap përpara përhapjes së virusit dhe të ndalojë kursin e tij në mënyrë që të mos rëndojë më shumë Sistemin Kombëtar Shëndetësor.

Ajo që po shqetëson gjithashtu shkencëtarët në Greqi janë mutacionet e virusit që duket se e bëjnë atë më të transmetueshëm.

Prandaj, nga sot deri më 28 shkurt në Atikë, shkollat e të gjitha niveleve dhe dyqanet me pakicë mbeten të mbyllura, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, supermarketeve dhe farmacive.

Ndalimet e lëvizjes mbeten të njëjta në mbrëmje dhe udhëtimet jashtë Atikës janë të ndaluara.

Shërbesat do të mbahen në kisha pa besimtarë, ndërsa në mesha lejohet një limit prej 9 personash .

Në mënyrë që masat të respektohen, kontrollet  po  intensifikohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat