Italia fillon edhe me një vaksinë tjetër kundër COVID-19, atë të AstraZeneca

Evropë

Italia fillon edhe me një vaksinë tjetër kundër COVID-19, atë të AstraZeneca

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Foto Ilustrim

Italia të enjten filloi administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca me rajonin qendror të Lazios, rreth Romës, i pari që filloi vaksinimin.

Sipas mediave italiane,Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka rekomanduar që vaksina e re, e cila bashkohet me vaksinat e Pfizer dhe Moderna, të shkojë vetëm për ata 18-55 vjeç dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Një qendër kryesore e vaksinimit është hapur në Aeroportin Fiumicino, e aftë të vaksinojë deri në 3,000 njerëz në ditë, tha këshilltari rajonal i shëndetësisë Alessio D’Amato.

“Ne duam që vaksinat të shpërndahen me shpejtësi maksimale”, ka thënë ai.

Përhapja e vaksinave në Itali është goditur nga vonesat në shpërndarjen e dozave nga Pfizer dhe AstraZeneca në veçanti.

Kjo madje ka transmetuar mundësinë e veprimeve ligjore kundër kompanive.

Një 54-vjeçar, Marco Buglione, ishte i pari që mori vaksinën e AstraZenca duke thënë se çdokush duhet të merr këtë vaksinë.

“… Britanikët, një nga popujt më të mirë në botë, e studiuan atë mirë në universitetin e Oksfordit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat