Qeveria e Mario Draghi-t, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane fiton mbështetjen e partive italiane

Evropë

Qeveria e Mario Draghi-t, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane fiton mbështetjen e partive italiane

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Mario Draghi

Mario Draghi arrin të sigurojë edhe mbështetjen e 'Lëvizjes 5 Yjet' për të formuar sa më shpejt një qeveri uniteti.

Pas votimit online 59.3% e anëtarëve të 'Lëvizjes 5 Yjet' votuan në mbështetje të ish-presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, i cili ka siguruar edhe përkrahjen e partive të tjera italiane.

Por, përpara se të nis punën duhet se pari të raportojë tek presidenti Mattarella për të bërë me dije programin qeverisës por edhe emrat e ministrave.

Prioritetet e qeverisë së re përfshijnë një fushatë sa më të shpejtë vaksinimi dhe më shumë se 200 miliardë € fonde nga Bashkimi Evropian për rimëkëmbjen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat