Bisedimet post-Brexit, Britania kërkon lehtësira nga BE për kufij të hapur në Irlandën e Veriut

Evropë

Bisedimet post-Brexit, Britania kërkon lehtësira nga BE për kufij të hapur në Irlandën e Veriut

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç, ka mbërritur në Londër për të nisur bisedimet me përfaqësuesit britanikë pas problemeve të javëve të fundit në lidhje me tregtinë.

Downing Streeet u shpreh se Britania ishte e keqardhur që Bashkimi Europian kishte dështuar në njohjen e çështjes delikate në Irlandën e Veriut pasi Unioni shtoi kontrollet dhe bllokimet në kufijtë e saj perëndimor, pas mungesave të vaksinave në tregun europian.

Duke folur për mediat, Sefkoviç u shpreh që blloku evropian ishte i angazhuar plotësisht për të mbrojtur paqen në Irlandën e Veriut dhe që protokolli post–Brexit të vazhdonte të ishte në fuqi. Sipas tij, zbatimi i këtij protokolli ishte i dyanshëm, dhe duheshin zgjidhje konstruktive dhe nevojitej shumë bashkëpunim.

Sefkoviç ka nisur paraprakisht një letër ku kundërshtonte shumë nga kërkesat për ndryshime në marrëveshjen e Brexit por do të diskutojë për këtë çështje me ministrin britanik të shtetit, Michael Gove.

Britania po kërkon që të përfitojë disa lehtësira nga BE-ja, qëkurse Komisioni Evropian kërkoi të parandalonte kalimin e vaksinave ndaj koronavirusit në kufirin e hapur midis vendit anëtar të BE-së, Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat