Zbriti në ujë ULAQ, mjeti i parë detar i armatosur i Turqisë

Evropë

Zbriti në ujë ULAQ, mjeti i parë detar i armatosur i Turqisë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:31
ULAQ

Në fund të punimeve disavjeçare të kërkim-zhvillimit të firmave “ARES Tersanesi” dhe “Meteksan Savunma” është bërë realitet projekti për prodhimin e mjetit të parë luftarak detar dhe pa ekuipazh (të telekomanduar) të Turqisë.

Mjeti Detar i Armatosur pa Ekuipazh (SIDA), për të cilin ka përfunduar prodhimi i prototipit dhe është platforma e parë e serisë “ULAQ”, është lëshuar në det dhe ka nisur lundrimin e përvojës.

SIDA ka një distancë lundrimi prej 400 km dhe një shpejtësi prej 65 kilometrash në orë. Mjeti i telekomanduar ka aftësi (shikueshmërie) të lundrojë natën dhe ditën dhe një infrastrukturë kombëtare për komunikim të shifruar dhe është prodhuar me materiale të sofistikuara kompozitë.

Gjatë kryerjes së misioneve të ndryshme si: zbulim, vëzhgim dhe grumbullim informacioni, luftë mbiujore, luftë asimetrike, shoqërim i armatosur dhe mbrojtje të trupave, ruajtja e objekteve strategjike, SIDA do të mund të përdoret (telekomandohet) me mjete të lëvizshme nga toka dhe qendra e komandimit të shtabit ose nga platformat lundruese.

Ndërkaq «ULAQ», i cili është mjeti i parë detar i armatosur dhe pa ekuipazh i Turqisë, është pajisur me kapsula katërshe (4) për lëshimin e raketave të tipit “Cirit” të telekomanduara me rreze lazer dhe me 2 shtrate lëshimi për Sistemin e Raketave Antitank me Rreze të Gjatë Veprimi të Telekomanduara me Lazer (L-UMTAS), produkte këto të prodhuesit të sistemeve raketore kombëtare të Turqisë, ROKETSAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat