Brexit/ Londra humbet kreun si qyteti me tregun më të madh të aksioneve

Evropë

Brexit/ Londra humbet kreun si qyteti me tregun më të madh të aksioneve

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 10:51
Londra

Aksione me vlerë rreth 9.2 miliardë euro u tregtuan në tregjet e Amsterdamit, kundrejt 8.6 miliardë eurove në Londër.

Duke ndjekur rregullat e reja të Brexit, bankat me qendër në Bashkimin Evropian (BE) që dëshirojnë të blejnë aksione evropiane, aktualisht nuk mund të tregtojnë përmes Londrës. Kjo do të thotë një humbje e tarifave për qytetin.

Problematika me BE-në

Shefi i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka paralajmëruar BE-në të mos e përjashtojnë Londrën.

Të mërkurën, Bailey tha se kishte sinjale që BE-ja planifikonte zvogëlonte praninë e Britanisë së Madhe (MB) nga tregjet e saj financiare.

Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të tregtisë së Brexit, ka pasur bisedime për të harmonizuar rregullat financiare, të ashtuquajtura ekuivalencë.

Të dy palët po punojnë drejt një afati të marsit për të rënë dakord për një regjim “ekuivalence” nën të cilin MB dhe Evropa do të njohin rregulloret e njëri-tjetrit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se mbetet “i hapur” për diskutime me BE-në mbi çështjen e ekuivalencës.

“Pavarësisht nga fakti që ne kemi plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe jemi një nga qendrat më të shquara financiare në botë, BE ende nuk na ka dhënë ekuivalencë të plotë.”

“Kjo do të thotë që disa aksione të BE-së që tregtoheshin më parë në vendet e MB-së, kanë lëvizur në vendet e unioni”, shtoi ai.

Shërbimet financiare përbëjnë rreth 7% të të ardhurave të MB-së në total. Rreth 40% e veprimtarisë bankare dhe të investimeve jashtë vendit është me BE-në.

Bizneset, të cilat janë larguar apo nuk tregtojnë përmes Londrës,  mund të mos kthehen më. Kjo edhe nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Brukseli mund të arrijnë marrëveshje “ekuivalente”.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpreson që Brexit do të rrisë dominimin Londrës, me qëllim ​​për të thelluar marrëdhëniet me qendrat e tjera financiare.

Shefi i një tregu aksionesh tha se Britania nuk kompenson atë që ka humbur në shkëputjen e lidhjeve me Evropën.

Financat e humbura

Bailey tha se qeveria dëshironte të arrinte një marrëveshje mbi rregullat financiare, por nuk do të pranonte të “diktohej” nga Brukseli. Ai tha se kërkesat e BE kishin qenë deri tani të paarsyeshme.

“Kam frikë se një botë në të cilën BE dikton dhe përcakton cilat rregulla dhe standarde për MB nuk do të funksionojë,” tha guvernatori në fjalimin e tij vjetor.

Qyteti i Londrës gjeneron rreth 135 miliardë stërlina në biznes çdo vit, me institucionet financiare që fitojnë tarifa të mëdha nga tregjet dhe aksionet. Por qendra financiare e Londrës është ndërprerë nga tregjet e BE-së që nga 1 janari.

Zëdhënës për Brukselin thonë se nuk do të nxitohen në vendimet për dhënien e aksesit për firmat financiare të MB-së, pasi dëshirojnë të shohin se sa do të ndryshme janë rregullat e BE-së me ato të MB-së..

Guvernatori Bailey tha se disa rregulla të MB do të ndryshonin pas Brexit, por rregullimet e papritura nuk ishte në plan.

Pavarësisht nga situata aktuale, Bailey tha se Londra “padyshim do të vazhdojë si një nga vendet kryesore në botë edhe pse jo qendra kryesore financiare”.

Muajin e kaluar, Bailey tha se deri në 7 mijë punë financiare ishin zhvendosur nga Londra në qendrat rivale në BE.  “Shumë më pak se parashikimet e deri në 50 mijë humbjeve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat