Viktima të reja mes ukrainasve – pavarësisht armëpushimit me pro-rusët

Evropë

Viktima të reja mes ukrainasve – pavarësisht armëpushimit me pro-rusët

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase njoftoi se pesë anëtar të personelit të saj u vranë, pavarësisht një armëpushimi me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11 që nga fillimi i vitit.

Tre ushtarë vdiqën kur një pajisje e panjohur shpërtheu ndërsa ata po lëviznin për të marrë pozicionin e tyre për detyrë të dielën, tha ushtria ukrainase, viktimat e fundit të një konflikti gjashtë-vjeçar që ka marrë rreth 14 mijë jetë, raporton reuters.

Vdekjet pasojnë vrasjen e dy ushtarakëve ukrainas nga snajperë ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili shoqërohej nga diplomatët perëndimorë, po vizitonte zonën.

Zyra e Zelenskiy pohoi se presidenti kishte dërguar ministrin e mbrojtjes së vendit dhe shefin e shtabit në Ukrainën lindore për të hetuar incidentet e fundit.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, kishte katër vdekje pasi palët ranë dakord për një armëpushim në mënyrë që t’u jepnin kohë politikanëve dhe diplomatëve të kërkonin një zgjidhje paqësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat