Itali/ Arrin në tre milion numri i kryer i vaksinave anti-covid

Evropë

Itali/ Arrin në tre milion numri i kryer i vaksinave anti-covid

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Ka arritur në 3 milionë numri i dozave të vaksinave anti Covid të kryera në Itali e janë gati 1 milionë e 300 mijë persona të cilët kanë marrë të dy dozat e saj.

Numri më i lartë i personave të vaksinuar, i përkasin grupmoshave nga 50 në 59 vjeç me gati 800 mijë të vaksinuar. Janë vaksinuar gjithashtu rreht 3200 të rinj të moshës nga 16 deri në 19 vjeç  e rreth 126 mijë të moshuar mbi moshën 90 vjeç.

Fushata e vaksinimit në Itali ka hyrë në fazën e dytë të saj duke aktivizuar punën  e mjekëve të familjes për vaksinimin në masë të popullsisë.

Fushata e vaksinimit është dhe prioriteti kryesor i qeverisë së re italiane e drejtuar nga kryeministri Mario Draghi.

Objektivi i afërt i ekzekutivit të ri italian është kryerja e rreth 300 mijë vaksina në ditë, duke arritur deri në 500 mijë vaksina pas marrjes së një furnizimi korrekt me dozat e kërkuara nga Italia.

Për të fuqizuar fushatën e vaksinimit Kryeministri italian ka kërkuar të shtohet numri i personelit mjekësor, qendrat e vaksinimit si dhe dozat e saj.

Një prioritet absolut i qeverisë së re italiane është vaksinimi i personelit arsimor e i rreth 1 milionë mësuesve, fakt që do të ndihmoj e favorizoj kryerjen e rregullt të sistemit shkollor në të gjitha ciklet.

Sipas të dhënave më të fundit Italia është vendi europiane me numrin më të lartë të personave të vaksinuar me të dy dozat anti Covid. Objektivi është vaksinimi i rreth 48 milionë italianë deri në fund të tetori të 2021.

Sipas marrëveshjeve paraprake të kryera me shtëpitë farmaceutike, brenda vitit 2021 Italia pritet të furnizohet me rreth 22 milionë vaksinë anticovid të disa tipeve: Astra Zeneca, Pfizer, Sanof, Moderna, Johnson & Johnson, Curevac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat