Greqia në emergjencë nga moti, stuhia “paralizon” vendin

Evropë

Greqia në emergjencë nga moti, stuhia “paralizon” vendin

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Athina qëndroi të hënën e mbuluar nga dëbora, e pushtuar nga fronti i stuhisë “Medea” që goditi veriun e saj në fundjavë.

Pas temperaturave pranverore 20 gradë Celsius të regjistruara të premten, shkalla e ftohtësisë zbriti nën zero gjatë ditës.

Në lagjen athinase të Kifisisë, banorët dolën të soditin borën e rrallë për kryeqytetin apo të luajnë me të.

“Është shumë mirë për fëmijët që kanë kohë të gjatë në izolim prej pandemisë. Është ditë ndryshe për ta, i shkëput nga ekrani dhe mësimet me internet.”- thotë biznesmeni Erikos Arones.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet jashtë vetëm për arsyet më të rëndësishme, ndërsa autostrada kryesore në veri të Athinës u mbyll nga reshjet e borës.

Një pjesë e Kozanit në veri u përball veç të tjerave me erëra të forta që arrinin shpejtësinë mbi 100 km në orë.

Ishujt Sporades të Egjeut po ashtu raportuan ndërprerje të energjisë për shkak të pemëve që ranë në linjat elektrike, ndërsa Selaniku u vesh në dëborë si pjesa tjetër e vendit.

Stuhia “Medea” është parashikuar të hyjë në fazën e saj të dytë nga e hëna, duke kaluar pas Athinës, edhe në jug e në lindje të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat