Gjykata në Hagë thotë se ora policore në Holandë duhet të hiqet menjëherë, e quan shkelje vendimin e qeverisë

Evropë

Gjykata në Hagë thotë se ora policore në Holandë duhet të hiqet menjëherë, e quan shkelje vendimin e qeverisë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Një gjykatë në Hagë vendosi të martën që duhet të hiqet ora policore e implementuar në Holandë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

“Ora policore duhet të hiqet menjëherë”, tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se qeveria ka abuzuar me kompetencat e saj të urgjencës.

“Masa është një shkelje e thellë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë. Kjo kërkon një proces shumë të kujdesshëm të vendimmarrjes”, shtoi gjykata.

Sipas medieve të huaja, çështja erdhi nga një grup që protestonin kundër implementimit të kësaj mase e cila është në fuqi nga ora 21:00 deri në 4:30 deri më 2 mars.

Është hera e parë që zbatohet ora e parë policore në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe si rrjedhojë nxiti protesta masive.

Ligji i posaçëm në të cilin qeveria u bazua për ta implementuar orën policore duhet bazohet për “rrethana shumë urgjente dhe të jashtëzakonshme”, tha gjykata të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat