Çifti nga Ukraina lidhen me zinxhirë, për tre muaj do të qëndrojnë ashtu për të testuar fuqinë e lidhjes së tyre

Evropë

Çifti nga Ukraina lidhen me zinxhirë, për tre muaj do të qëndrojnë ashtu për të testuar fuqinë e lidhjes së tyre

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Alexander dhe Viktoria

Një çifti i ri nga Ukraina kanë lidhur veten me zinxhir për tre muaj, për të testuar fuqinë e dashurisë së tyre.

Alexander dhe Viktoria kishin zgjedhur ditën e “Shën Valentinit” që të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit të lidhur në afërsi të skulpturës “së unitetit” në Kiev.

Ata ishin siguruar që i kanë lidhur duart mirë me zinxhirë, e këtë e kanë bërë me qëllim që të testojnë fuqinë e dashurisë së tyre, duke qëndruar të pandashëm për tre muaj.

Por kjo nuk është sfida e tyre e vetme, ata më parë kishin udhëtuar mbi 300 milje me taksi me qëllim që të takohen të njëjtën kohë në një kafiteri.

Por veprimi i tyre i fundit ka edhe disa “barriera” – mënyra se si do të pastrohen, të shkojnë në tualet dhe përgatitja e ushqimit e në veçanti gjumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat