Franca miratoi një ligj kundër islamizmit radikal

Evropë

Franca miratoi një ligj kundër islamizmit radikal

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:31
Emmanuel Macron

Parlamenti francez miratoi sot një ligj, i cili ka për qëllim të luftojë rritjen e radikalizmit, për të cilin qeveria thotë se kërcënon unitetin kombëtar.

Ligji nuk veçoi asnjë fe, por përmend praktika të tilla si martesa e detyruar dhe testet e virgjërisë. Ai përfshin masa të rrepta kundër atyre që mbrojnë dhunën në Internet, mbikëqyrje më të fortë të organizatave fetare dhe kufizime në rritjen e fëmijëve jashtë institucioneve tradicionale arsimore.

Është vlerësuar se rreth pesë milionë myslimanë jetojnë në Francë gjersa shumica e tyre janë me origjinë nga Algjeria ose pjesë të tjera të kolonive franceze, raporton euronews.

Franca ka qenë skena e sulmeve të përgjakshme nga militantët në vitet e fundit gjersa vitin e ardhshëm do të përballet me zgjedhjet presidenciale, ku tema kryesore do të jetë identiteti francez, siguria e brendshme dhe lufta kundër ekstremizmit fetar.

Ligji u vu para parlamentit në 115 vjetorin e një ligji që ndan kishën dhe fenë në Francë. Debati mbi këtë masë u intensifikua pasi një islamik adoleshent i preu kokën profesorit, Samuel Patty më 16 tetor të vitit të kaluar, duke pretenduar se e ndëshkoi për shfaqjen në shkollë të karikaturave të Profetit Muhamed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat