Kroacia kërkon vaksinat ruse/ Zagrebi nis diskutimet me Rusinë për të marrë vaksinën Sputnik

Evropë

Kroacia kërkon vaksinat ruse/ Zagrebi nis diskutimet me Rusinë për të marrë vaksinën Sputnik

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Vili Beros

Kroacia pritet të jetë vendi i dytë në Bashkimin Europian,  i cili jep miratimin për përdorimin e vaksinës rusë Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros lajmëroi se Kroacia ka nisur bisedimet me Moskën për mundësinë e importit e vaksinës kundër covid 19 pa pritur Bashkimin Europian.

Vili Beros: “Çdo qeveri duhet të kujdeset për shëndetin e qytetarëve të saj. Nuk është e paligjshme të kërkosh zgjidhje edhe jashtë Bashkimit Evropian, veçanërisht nëse ka një vonesë në dërgesat brenda kornizës së BE”.

Qeveria kroate i ka kërkuar rregullatorit të barnave të marrin informacionin e duhur mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës për të nisur sa më parë aplikimin e saj. Hungaria ishte shteti i  parë në Bashkimin Evropian që i dha miratimin vaksinës ruse dhe një hap të tillë po e mendon edhe fqinji  i saj Kroacia, e cila ka nisur diskutimet konkrete me Rusinë për blerjen e vaksinës Sputnik V .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat