Putini kërkon zgjedhje të lira në Rusi, u druhet ndërhyrjeve nga jashtë

Evropë

Putini kërkon zgjedhje të lira në Rusi, u druhet ndërhyrjeve nga jashtë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje shtetit të tij që ta garantojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të muajit shtator, si pasojë e frikës nga ndërhyrja prej shteteve të huaja, pas protestave masive për lirimin e kritikut Alexei Navalny.

Mijëra qytetarë kanë protestuar gjatë muajt janar për ta kërkuar lirimin e njërit prej kritikëve më të mëdhenj të Putinit. 44-vjeçari është arrestuar dhe burgosur për shkelje të lirimit me kusht pas kthimit nga Gjermania, ku ishte trajtuar nga helmimi me agjentin nervor Novichok.

Kremlini ka thënë se Navalny është aset i CIA-s dhe se po përdoret nga Perëndimi për ta destabilizuar Rusinë. Thirrja e Putinit për sigurimin e zgjedhjeve vendore është bërë teksa vetë Rusia është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhje të shteteve të tjera, përfshirë edhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2016.

Duke e arsyetuar pretendimin e tij, Putini ka thënë se Rusia nuk duhet ta lejojë asnjë sulm ndaj sovranitetit të saj, si dhe të drejtës së qytetarëve për ta zotëruar vendin. Mirëpo, me këtë rast, ai nuk ka specifikuar se cilit shtet të huaj po i referohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat