Gjykata për të drejtat e njeriut kërkon lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny

Evropë

Gjykata për të drejtat e njeriut kërkon lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:40
Demonstratë për Alexej Navalny në Janar në Berlin © Omer Messinger / Getty Images

Opozitari do të transferohet në një kamp burgu për tre vjet e gjysmë - me një rrezik shumë të lartë për jetën e tij, siç e parashikuan gjykatësit tani. Ministria e Drejtësisë hedh poshtë aktgjykimin.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) i ka kërkuar Rusisë që të lirojë menjëherë aktivistin e burgosur të opozitës Alexei Navalny . KEDNJ publikoi një urdhër të përkohshëm përkatës në Strasburg. Si justifikim, gjykatësit iu referuan shqetësimeve në lidhje me shëndetin e Navalny dhe jetën në paraburgimin rus.

Navalny kishte paraqitur një të ashtuquajtur kërkesë urgjente për masa të përkohshme, të cilën gjykata tani e ka dhënë. Sipas gjykatës, këto janë të detyrueshme dhe jepen rrallë vetëm kur ekziston rreziku i menjëhershëm i dëmit të pariparueshëm. Natyra dhe shkalla e rrezikut për jetën e Navalny u morën parasysh në vendim, udhëzimi zbatohet "me efekt të menjëhershëm", thuhej në vendim, i cili gjithashtu u botua nga vetë Navalny.

Sipas statuteve të gjykatës, Rusia është e detyruar t'i bindet urdhrit. Qeveria ruse reagoi menjëherë, por jo në kuptimin e gjykimit. Ministri i Drejtësisë Konstantin Tschuitschenko foli për një "kërkesë të paparë". Kjo është një "ndërhyrje e qartë dhe e ashpër" në punën e gjyqësorit të një shteti sovran. Sipas agjencisë Interfax, nuk ka asnjë bazë sipas ligjit rus për të liruar "këtë person" nga burgu.

Nënkryetari i Komitetit Ligjor të Dumës, Mikhail Emelyanov, beson se nuk ka gjasa që vendi i tij të veprojë në përputhje me këtë. Ai iu referua kushtetutës së re, e cila vendos interesat kombëtare të Rusisë, mbi ligjin ndërkombëtar.

“Dua të them se jam mirë”

Navalny u trajtua në spital në Gjermani pas një sulmi helmues ndaj tij gushtin e kaluar, për të cilin ai fajëson qeverinë ruse. Ai u arrestua menjëherë pasi u kthye në Rusi në janar.

Një gjykatë në Moskë më pas e dënoi atë me pothuajse tre vjet në një gjykatë penale, për shkelje të pretenduara të kërkesave të provës me 2014. Sidoqoftë, atij i llogariten disa muaj arrest shtëpie dhe periudha e burgimit, në këtë mënyrë  avokatët e tij parashohin dy vjet e tetë muaj gjithsejt. Gjykata e të Drejtave të Njeriut denimin me 2017 e sheh si të padrejtë dhe juridikisht të pajustifikueshëm.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në Rusi për lirimin e Navalny dhe kundër Presidentit rus Vladimir Putin . Navalny falënderoi mbështetësit e tij për mbështetjen. "Unë dua të them se jam mirë, sepse unë kam gjërat më të rëndësishme që i duhet një personi në situatën time: mbështetjen tuaj", e tha këtë 44-vjeçarit në Instagram. "Më besoni, unë mund ta ndiej këtë".

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, është pjesë e Këshillit të Evropës. Ajo është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në 47 vendet e saj anëtare, Rusia është njëra prej tyre . Por ajo nuk është organ i Bashkimit Evropian. /Burimi: ZEIT ONLINE, dpa, AFP, tst, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat