Merkel: Zgjidhje diplomatike për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Evropë

Merkel: Zgjidhje diplomatike për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 01:05
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje sot për një zgjidhje diplomatike për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Teheranin, në një telefonatë me presidentin iranian Hassan Rowhani.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Seibert, Merkel shprehu shqetësimin se Irani “do të vazhdojë të mos përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore”, raporton ATSh.

Sipas tij, kancelarja gjermane theksoi se, për këtë arsye, ishte “koha e duhur për sinjale pozitive me qëllim krijimin e besimit dhe rritjen e mundësive për zgjidhje diplomatike.

SHBA dhe Europa e kanë kritikuar Iranin për vazhdimin e shkeljes së dispozitave kryesore të marrëveshjes bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat