San Marino do të vaksinohet me vaksinën ruse Sputnik V

Evropë

San Marino do të vaksinohet me vaksinën ruse Sputnik V

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Popullsia e Republikës së San Marinos do të vaksinohet kundër pandemisë Covid 19, me vaksinën ruse Sputnik V.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë e të Punëve të Jashtme të San Marinos kanë nënshkruar me Institutin Kombëtar të Epidemiologjisë e mikrobiologjisë së Moskës, Nikolay Gamaleya, marrëveshjen për blerjen e dozave te para të vaksinës ruse, të cilat do të mbërrijnë shumë shpejt.

Sipas marrëveshje një tjerë ngarkesë e rëndësishme e dozave të vaksinës Sputnik do të mbërrijnë pak më vonë në San Marino.

Është një hap i rëndësishëm për Republikën e San Marinos, ka deklaruar Sekretari i shtetit për punët e jashtme Luca Beccari, e që dëshmon dhe një herë rëndësinë e sinergjisë mes vendeve.

Emergjenca kundër pandemisë nuk duhet të jetë kufij gjeopolitikë.

Shtetet e vogla evropiane si San Marino duhet të kryejnë një fushatë vaksinimi uniforme në të gjithë territorin me interesin e përgjithshëm e vetëm për të luftuar pandeminë.

Dozat e vaksinës Sputnik i bashkohen dozave të vaksinës tjetër kundër Covid të parashikuar të mbërrijnë pas një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar me Italinë e që bashkarisht do të ndihmojnë për vaksinimin e gjithë popullsisë së San Marinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat