Aeroporti i Dublinit në krizë

Evropë

Aeroporti i Dublinit në krizë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:35
Aeroporti i Dublinit

Numrat e pasagjerëve në Aeroportin e Dublinit ranë me 78% në vitin 2020 për shkak të Covid-19. Rreth 7.4 milion njerëz udhëtuan përmes këtij aeroporti gjatë vitit të kaluar.

Aeroporti humbi 25.5 milion pasagjerë vitin e kaluar më pak se tetë milion udhëtarë në një vit kalendarik që nga 1994.

Kufizimet e bllokimit të nivelit 5, të cilat janë niveli më i lartë i kufizimeve për Republikën e Irlandës, mund të qëndrojnë në fuqi deri në fund të prillit. Në fillim të kësaj jave u njoftua se kushdo që udhëton në Irlandë nga vendet që janë pjesë e listës së kuqe do të duhet të bëjnë karantinë në hotele.

Në rast se dikush shkel ligjin do të gjobitet me 4000 euro dhe do të përballen me një muaj burg për mosrespektim të rregullave. Në fillim të këtij muaji, banorëve të Irlandës së Veriut u tha se ata mund të përballen me një gjobë prej 88 paund nëse kapen duke kaluar kufirin pa ndonjë arsye.

Republika e Irlandës ndaloi udhëtimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen variantit të ri të koronavirusit.

Për këtë vit trafiku ditor i pasagjerëve në Aeroportin e Dublinit aktualisht është në rënie deri në 98% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Aviacioni është një nga sektorët e ekonomisë irlandeze që u godit më shumë nga pandemia.

Në vitin 2019 aeroporti kishte fluturime në më shumë se 190 destinacione në 42 vende të ndryshme të operuara nga gati 50 linja ajrore. Në prill 2020, ai kishte fluturime në vetëm 22 destinacione në 11 vende të operuara nga vetëm shtatë linja ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat