Virusi shumë infektues i shpendëve infekton disa njerëz në Rusi, Moska njofton urgjentisht OBSH-në

Evropë

Virusi shumë infektues i shpendëve infekton disa njerëz në Rusi, Moska njofton urgjentisht OBSH-në

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:04
Ilustrim

Rusia ka zbuluar rastet e para në njerëz të virusit shumë infektues të gripit të shpendëve H5N8, në një fermë shpendësh në jug të vendit.

Shkencëtarët identifikuan shtatë punëtorë që ishin infektuar me koronavirus. Sipas “Daily Mail”, është hera e parë që ky tip i gripit të shpendëve, i cili është vdekjeprurës te shpendët, identifikohet te njerëzit.

Moska njoftoi se ka informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për kërcënimin e kalimit të H5N8 nga zogjtë te njerëzit.

Shpërthimi i këtij virusi në fermat e pulave është raportuar në të gjithë Europën, por Rusia është i vetmi vend që ka identifikuar virusin te njerëzit.

Më parë, një tjetër lloj i gripit të shpendëve, H5N1, ka qenë i njohur që përhapet te njerëzit. Shtatë punëtorët në Rusi u infektuan në dhjetor, ndërsa raportohet se tani janë në gjendje të mirë shëndetësore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat