Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit në Rusi

Evropë

Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit në Rusi

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Rusia ka raportuar rastin e parë të një lloji të gripit të shpendëve H5N8, që kaloi nga pulat te njerëzit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët thanë se shtatë punëtorë në një fabrikë shpendësh në jug të vendit, ishin infektuar pas një shpërthimi në muajin dhjetor 2020.

“Të shtatë njerëzit… tani po ndihen mirë”, tha vëzhguesja për shëndetin e konsumatorëve në Rusi, Anna Popova.

Ajo tha se masat e duhura ishin marrë menjëherë për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Sipas saj nuk kishte asnjë shenjë transmetimi midis njerëzve, duke shtuar se rasti ishte raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ajo vlerësoi “zbulimin  rëndësishëm shkencor” nga laboratori rus Vektor, që kishte izoluar materialin gjenetik të llojit nga punëtorët e infektuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat