Nga nesër masa të reja në Zvicër, këto vende hyjnë në listë të shteteve të rrezikshme

Evropë

Nga nesër masa të reja në Zvicër, këto vende hyjnë në listë të shteteve të rrezikshme

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Numri i infeksioneve, sikur edhe i viktimave në Zvicër si pasoje e pandemisë COVID-19 ka filluar të bjerë javët e fundit.

Në mbledhjen e mbajtur më 17 shkurt 2021, Këshilli Federal analizoi situatën, ku u propozua një relaksim i kujdesshëm dhe gradual, në mënyrë që t’i jepet më shumë hapësirë ​​jetës ekonomike dhe sociale duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur një vale të tretë epidemike, njofton gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”, duke ju referuar burimeve te Ministrisë së Shëndetësisë (OFSP/BAG) në Bernë.

Dyqanet, muzetë dhe sallat e leximit të bibliotekave duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 1 marsi, si dhe zona të jashtme në kopshte zoologjike dhe kopshte botanike, si dhe ambiente sportive dhe ato pë të kaluar kohën e lirë.

Ngjarjet private deri në 15 persona duhet të jenë përsëri të mundshme në ambiente të jashtme. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç duhet përsëri të kenë akses në shumicën e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Këshilli Federal do të marrë një vendim përfundimtar për këto relaksime më 24 shkurt, pasi të konsultohet me kantonet.

Ne listën e re të Qeverise zvicerane e cila hynë në fuqi nga nesër (22.2.21-01.03.21) si “vende te rrezikuara” përfshihet Shqiperia, Serbia, Mali i Zi dhe vende tjera, por jo edhe Kosova.

Që nga 8 shkurti  është e detyrueshme një test kur hyni në Zvicër.

 Vetëm ata që tregojnë një test negativ të koronës lejohen të hyjnë.

 Përveç testimit të detyrueshëm, ekziston një detyrim dhjetë-ditor i karantinës, të cilën mund ta lini me një test tjetër negativ pas shtatë ditësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat