Një katërvjeçare dhe dy të rritur vdesin nga një shpërthim zjarri në një shtëpi në Angli

Evropë

Një katërvjeçare dhe dy të rritur vdesin nga një shpërthim zjarri në një shtëpi në Angli

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:19
Foto

Dy të rritur dhe një vajzë katërvjeçare kanë vdekur në një shpërthim zjarri në një shtëpi në Exeter.

Sipas autoriteteve lokale të atjeshme, edhe tre fëmijë të tjerë po qëndrojnë në spital për trajtim.

Kryeinspektori Daniel Evans siç shkruan The Independent, ka konfirmuar që dy të rritur, një grua 28 vjeç, një burrë 29 vjeç, plus një vajzë 4 vjeçare, kanë vdekur të gjithë pas këtij zjarri në shtëpi.

”Dy djem të moshës 4 dhe 9 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçare të cilët ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e zjarrit mbeten në spital”, theksohet mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat