Abazoviq: Zoran Brdjanin, drejtor i Drejtorisë së Policisë

Evropë

Abazoviq: Zoran Brdjanin, drejtor i Drejtorisë së Policisë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq thotë se qeveria do të konfirmojë zgjedhjen e Zoran Brdjanin si drejtor i Drejtorisë së Policisë.

Deri në vendimin e parlamentit, ai do të jetë drejtor i përkohshëm, raporton vijesti.me.

Fronti Demokratik, pjesë e koalicionit qeverisës, njoftoi më herët se do të votojë kundër çdo propozimi nga Ministri Sergej Sekuloviq, për drejtorin e Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar që kryeministri Zdravko Krivokapiq të përsërisë konkursin.

I pyetur për të komentuar mbi akuzat e Frontit Demokratik, se emërimi i Brdjanin është një vazhdim i praktikës së DPS-it, Abazoviq tha se, siç deklaroi ai, “DF është një organizatë e tillë që është kundër gjithë kujt që nuk është absolutisht sipas tyre”.

Politikani shqiptar beson se Brdjanin është zgjidhja më e mirë për drejtorin e Administratës së Policisë.

“Nga ana ime, ka mbështetje të plotë dhe mendoj se është pozicioni i të gjithë anëtarëve të qeverisë”, tha Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përpara fillimit të konferencës shkencore “Ekstremizmi, terrorizmi dhe feja”, njoftoi media malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat